Politike

Gazment Bardhi i bashkohet protestës së 11 shkurtit: Të gjithë koleget e grupit parlamentar do marrin pjesë

Sipas Bardhit, beteja e vetme e tyre është me kundërshtarin, kryeministrin Edi Rama. 

9 Shkurt 2023, 21:09 Nga F.M
Gazment Bardhi i bashkohet protestës së 11 shkurtit: Të
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se do të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit. I ftuar në "Opinion", Bardhi tha se vendimin e ka marrë duke u konsultuar me të gjithë kolegët. Ai shtoi se të gjithë anëtarët e grupit parmanetar do të marrin pjesë në këtë protestë. Sipas Bardhit, beteja e vetme e tyre është me kundërshtarin, kryeministrin Edi Rama. 

“Po do shkoj në protestë. Vendimi është marrë i konsultuar me të gjithë kolegët. Të gjithë koleget e grupit parlamentar do marrin pjesë në protestë. Nuk kemi asnjë arsye për të qenë të ndarë në betejën me kundërshtarin”-tha Bardhi.

Opozita kërkon largimin e kryeministri Edi Rama. Protesta u thirr pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që zbuloi dhe takimet e ish-zyrtarit të lartë me kryeministrin Edi Rama.

 

gazment bardhi protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll