Politike

Berisha për protestën: Det njerëzish do të derdhet në rrugë! Kam marrë informacione të sakta, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës

Berisha tha se deti i njerëzve që do të 'derdhet' në shesh atë ditë, nuk është parë kurrë më parë. 

9 Shkurt 2023, 21:27 Nga F.M
Berisha për protestën: Det njerëzish do të derdhet në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ka marrë informacione që Shqipëria do të dalë e gjitha në shesh më 11 shkurt, ditën kur Opozita ka thirrur protestë kombëtare. I ftuar në "Now", Berisha tha se deti i njerëzve që do të 'derdhet' në shesh atë ditë, nuk është parë kurrë më parë. 

"Me ndjesitë dhe perceptimet që kam, informacionet që marr, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës, Tirana e tërë do të derdhet në rrugë. Nuk ka gjë më të vështirë se të përcaktosh numrin, por do të jetë një det njerëzish që se ka parë kurrë ndonjëherë, pasi problematika për të cilën është thirrur kjo protestë çdo shqiptar,” – u shpreh Berisha.

 

sali berisha protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll