Politike

11 shkurti/ Berisha u jep porositë e fundit demokratëve: Shqiptarët të zbarkojnë në Tiranë që nesër. Hapni shtëpitë për qytetarët e rretheve

Ai tha ndër të tjera se të shtunën, më 11 shkurt, kur dhe do të zhvillohet protesta, e gjithë Shqipëria do të marshojë drejt Tiranës. 

9 Shkurt 2023, 21:21 Nga F.M
11 shkurti/ Berisha u jep porositë e fundit demokratëve:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar revolucion më 11 shkurt. Në një takim me banorët në Tiranë, Berisha u bëri tthirrje qytetarëve që jetojnë në Tiranë që të haoin shtëpitë e tyre për të pritur të gjithë ata që jetojnë në rrethe. Ai tha ndër të tjera se të shtunën, më 11 shkurt, kur dhe do të zhvillohet protesta, e gjithë Shqipëria do të marshojë drejt Tiranës. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Këto orë që na kanë mbetur, duhet të trokasim në çdo derë, t’u japim fletëpalosje, t’u bëjmë ftesë, që të bashkohen në këtë revolucion. Nuk ka demokraci pa pluralizëm, ka vetëm një Shqipëri që është drejt shpërbërjes e agonisë. Në punën tuaj këto orë janë vendimtare për suksesin e protestës së 11 shkurtit. Dua të hapim dyert për të njohurit e farefisin që duan të vijnë nga rrethet një ditë para. Të shtunën Shqipëria vërshon e marshon drejt Tiranës. Tirana derdhet në rrugë

sali berisha

Sondazh

Poll