Politike

Berisha: Basha donte të bënte koalicion me Partinë Socialiste, këshilltari kryesor elektoral erdhi dhe ma tha në zyrë

Ai tha se nuk e ka pranuar në mënyrë absolute këtë gjë. 

9 Shkurt 2023, 21:28 Nga F.M
Berisha: Basha donte të bënte koalicion me Partinë Socialiste,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka dashur të bëjë koalicion me Partinë Socialiste. I ftuar në "Now", Berisha tha se këtë gjë ia ka thënë këshilltari kryesor elektoral. Ai tha se nuk e ka pranuar në mënyrë absolute këtë gjë. 

"Javën e fundit të zgjedhjeve mua më ka ardhur në zyrë këshilltari kryesor elektoral dhe më thotë, në qoftë se s’fitohen zgjedhjet çfarë mendon për një koalicion me Partinë Socialiste, i them unë nuk e mbështes, por në qoftë se bëhet do bëj gjithçka kundra tij. Kaq ishte biseda me të,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll