Politike

Berisha për Kim: McGonigal me fustan e korruptuar njëlloj si ai. Surreli sot i urryer njësoj si blloku në 1990

Ai shtoi ndër të tjera se Kim ka thirrur njëri pas tjetrit të gjithë deputetët e Partisë Demokratike dhe u bënte presion. 

9 Shkurt 2023, 20:16 Nga F.M
Berisha për Kim: McGonigal me fustan e korruptuar njëlloj si ai.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar të korrupstuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. I pranishëm në një takim me qytetarët në Tiranë, Berisha tha se Kim është njësoj si Charles McGonigal, dhe ndryshimi i vetëm mes tyre është që ish-agjenti i FBI-së nuk vesh fustan. Ai shtoi ndër të tjera se Kim ka thirrur njëri pas tjetrit të gjithë deputetët e Partisë Demokratike dhe u bënte presion. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Pjesa e dytë e skenarit u vazhdua legalisht nga ajo që unë e kam quajtur McGonigal me fustan. E them me keqardhjen më të madhe këtë, duhet të ma besoni, ua them me sinqeritet, por nuk mund të konceptohen, kurrë nuk mund të pranohen ndërhyrjet e saj kundër demokratëve. Absolutisht e korruptuar njëlloj si ai. Pa asnjë diskutim. Shkel çdo parim, çdo vlerë.
Kërkonte me çdo kush të mbante peng opozitën. Thërriste në zyrë njëri pas tjetrit deputetë e saj, sikur të ishin shërbëtorët e saj dhe jo të popullit shqiptar. A janë të vërteta këto, janë të vërteta të turpshme për të gjithë ata që kanë kryer. Ndaj dhe ne kemi të shenjtë pluralizmin. Ne u krijuam si populli i pluralizmit. Ditën e shtunë ne përurojmë në protestën më madhështore që ka njohur vendi fillimin e revolucionit; mjerë kush prek pluralizmin në Shqipëri. Reaguan mediat e tij, pse një grup të rinj protestuan në kodrat karshi Surrelit. Por çfarë është Surreli sot, Surreli është simboli më i urryer i shqiptarëve, siç ishte blloku në vitin 1990. E ka një dallim. Blloku ishte ndërtuar me fatura, me para të qytetarëve, me ndërmarrje shtetërore dhe ai është aty. Kurse sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye, krim. Kur ka ndërtuar zotëria sarajet, aty ku deklarohen pasuritë kishte gjithsej 3800 marka dhe 400 mijë lekë. Pra, sigurisht që njerëzit janë të revoltuar, nuk mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit për rivendosjen e pluralizmit politik. Fitoren e vlerave demokratike, votën e lirë, fitoren e PD-së në Shqipëri.

sali berisha charles mcgonigal yuri kim

Sondazh

Poll