Politike

Berisha për Bashën: Ish-kryetari ka shitur lëkurën e tij, sot nuk mban asnjë përgjegjësi para 620 mijë shqiptarëve që votuan

Ai shtoi se shtypi amerikan flet çdo ditë për takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së CharlesMcGonigal dhe se si ky i fundit bëri që Basha që akuzohej për pastrim parash. Por, pavarësisht kësaj gjëje, Berisha thotë se Basha hesht sepse është i shitur. 

9 Shkurt 2023, 19:50 Nga F.M
Berisha për Bashën: Ish-kryetari ka shitur lëkurën e tij,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka riakuzuar ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha se është totalisht i shitur tek socialistët. Në takimin e tij në selinë blu me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë çdo të korruptuar. Ai shtoi se shtypi amerikan flet çdo ditë për takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së CharlesMcGonigal dhe se si ky i fundit bëri që Basha që akuzohej për pastrim parash. Por, pavarësisht kësaj gjëje, Berisha thotë se Basha hesht sepse është i shitur. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

U ndala te ky moment për të theksuar, se si ka mundësi një njeri që i beson demokracisë dhe vlerave të saj, të thurë një komplot të tillë, për të lënë vendin pa pluralizëm, për të krijuar një fasadë opozitë. Ka këtë trashëgimni dhe prandaj vepron në këtë mënyrë, ka këtë trashëgimni ndaj dhe korrupton dhe rekruton një vrasës me pagesë të një fuqie të jashtëzakonshme, siç ishte shefi i kundërzbulimit të agjencisë më të fuqishme mbi tonë, FBI. Ju e dëgjoni, çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane hapen me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit është zhvilluar me dyer të mbyllura për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj të mos e kenë rekrutuar atë. Se një njeri që shitet për gjëra më të vogla, ai absolutisht ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme. Me këtë njeri, ky njeri, ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, është tragjike, kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne. Të pamerituar. Të gjithë ne pro amerikanë. Të gjithë ne, mirënjohje të pakufishme ndaj vendit të lirisë, për mbështetjen që na ka dhënë. Por Edi Rama ja doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati thoni ju, rezultati është ish-kryetari peng i Edi Ramës. Tani besoj se ska njeri dyshime më. Dhe sot që ka dalë ky skandal nuk guxon të thotë një fjalë, sepse është peng. Sot nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush, para 620 mijë shqiptarëve që votuan, nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij. Mirë ai mund ta shesë, por një kryeministër nuk e bën kurrë një njeri që ka vlera demokratike. Çdo kryeministër do të fitojë, por kurrë duke marrë peng opozitën.

sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll