Politike

Çështja McGonigal, Meta: Rama nuk i shmanget dot detyrimeve! Korruptoi ish-zyrtarin e FBI për të goditur opozitën

Ilir Meta tha se Rama, sipas tij ka bërë një akt të rëndë, megjithatë ai e sheh me skepticizëm që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të nisë një hetim në lidhje me këtë çështje.

9 Shkurt 2023, 19:39 Nga k.m.
Çështja McGonigal, Meta: Rama nuk i shmanget dot detyrimeve!
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se opozita do të vijojë të insistojë që kreu i qeverisë të mbajë përgjegjësi lidhur me dosjen e ish-agjentit të FBI-s, Charles McGonigal. Në një intervistë të dhënë për Meta tha se Rama, sipas tij ka bërë një akt të rëndë, megjithatë ai e sheh me skepticizëm që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të nisë një hetim në lidhje me këtë çështje.

Opozita do insistojë që parlamenti të përmbushë detyrimet në lidhje me këtë çështje. Ne kemi të përfshirë në një aferë korruptive dhe manipuluese kryeministrin e Shqipërisë. Është një gjë shumë e rëndë. Rama nuk i shmanget dot detyrimeve për t’u hetuar në parlament dhe për t’u përgjigjur në parlament. SPAK duhej të kishte nisur hetimet, por nuk presim shumë në këtë drejtim, SPAK ka patur të tjera prova të forta, por nuk po merremi me këtë. Ka bërë nëj akt të shëmtuar duke shkëmbyer favore me këtë person për të goditur opozitën në vendin e tij. Të korruptosh zyrtarë të lartë të një vendi partner pë rtë goditur opozitën... Ka bërë një akt shumë të rëndë sepse ka përdorur pozitën si kryeministër për të shkatërruar opozitën,”- tha Meta.

I pyetur për lidhjen e tij me një nga personat që  përmendet në dosjen McGonigal, Dorian Duçka, Meta u shpreh se ai ka shumë kushërinj, teksa shtoi se kryesori në këtë çështje është kryeministri Edi Rama, pasi takimet me ish-zyrtarin e FBI janë zhvilluar në zyrën e tij.

Kam nja 200 kushërinj si ai, por asnjë prej tyre nuk ka qenë në takimin që ka bërë Rama me ish-zyrtarin e FBI. Por pse zgjodhi pikërisht atë? Ky është një proces që duhet t’i përfshi të gjithë personat që janë në këtë çështje, por kryesori është Rama dhe takimet janë bërë në zyrën e tij,”-shtoi ai.

Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. Në dosje shkruhet e zeza mbi të bardhë se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, duke pretenduar se nuk ka dijeni për asgjë, por që nga momenti i publikimit të dosjes dhe deri më sot, lidhur me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada Amerikane. Ndryshe nga shumë herë, ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur që të heshtë./Dosja.al

ilir meta charles mcgonigal

Sondazh

Poll