Politike

"I prita në zyrë"/ Berisha: Tenderin e pistës së makinave në Krastë të Elbasanit ia dhanë kompanisë që u mbushi xhepat, Rama shkeli afatet

Por, Berisha shtoi se Rama e kishte shpallur fituesin pa pritur afatet e nevojshme. 

9 Shkurt 2023, 19:29 Nga F.M
\"I prita në zyrë"/ Berisha: Tenderin e pistës së
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shpalli fituesin për pistën e makinave në Krastë të Elbasanit. Në një takim në selinë blu me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, Berisha thotë se ka oritur në zyrë përfaqësues të një kompanie që i kanë rrëfyer se kishin ardhur për të shqyrtuar ofertat. Por, Berisha shtoi se Rama e kishte shpallur fituesin pa pritur afatet e nevojshme. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Kur dolëm nga monizmi i parë u dyndëm nga deti, toka, nga të 4 anët për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që lanë.
Sot ky monizëm, ka shndërruar Shqipërinë në një vend të huaj për shqiptarët, ka shndërruar pasuritë publike në një mallkim për shqiptarët, ka shndërruar vendin në një vend në të cilin shqiptarët nuk besojnë se mund të jetohet. Por cili është realiteti. Realiteti i këtij vendi është absolutisht, një vend nga më të pasurit në Europë, një vend me potenciale të jashtëzakonshme, jo për 3, por edhe për 7-10 milionë banorë. Një vend i cili në tokë, në det, mbi tokë, ka pasuri përrallore. Por këto nuk shndërrohen në mirësi për qytetarët, banorët. Këto shndërrohen në plaçkë, grabitje për qeveritarët për të cilët ligji nuk ekziston, për të cilët ka vetëm një interes, të mbushin xhepat, kontot e tyre me paratë e vjedhura. Shikoni çfarë ndodh, këta nuk ngopen kurrë. Në kulmin e një krize shqiptare dhe botërorë, ai firmos marrëveshjen për grabitjen e portit. Sot unë prita një kompani në zyrë. Më thotë kam ardhur sepse pista e makinave në Krastë të Elbasanit, tenderi u shpall sot dhe duhen, sipas ligjit kaq javë për tu shqyrtuar ofertat dhe të gjitha, por pas 3 ditësh Edi Rama si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shpalli fituesin. Shpalli fituesin kompaninë që i mbushi xhepat. Këtu nuk ka ligj më. Këtu ka vetëm një frymë, të plaçkisin sa më shumë. Këta janë një organizatë kriminale.

sali berisha

Sondazh

Poll