Politike

Djegia e mandateve/ PD mbetet pa nënkryetarë, Kryesia me dy anëtarë më pak

27 Shkurt 2019, 21:32 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ PD mbetet pa nënkryetarë, Kryesia me dy

Djegia në masë e mandateve nga Opozita, ka sjellë edhe efekte zinxhirë.

Dy prej figurave më të rëndësishme në Partinë Demokratike, kanë humbur edhe postet e tyre brenda partisë, që i mbanin për shkak të të qenit si nënkryetar i Parlamentit apo kryetar i grupit parlamentar.

Bëhet fjalë për Edi Palokën, i cili humb vendin e tij në Kryesinë e PD-së por edhe postin e nënkryetarit të kësaj force, pasi ai nuk është më nënkryetar Kuvendi dhe nga ana tjetër, në Kryesi është futur pa votë.
Por po për shkak të postit është zgjedhur edhe Edmond Spaho si nënkryetar i PD, i cili sërish në këtë rast humb postet që mbante. Rrjedhimisht, Partia Demokratike mbetet pa nënkryetarë si dhe me dy anëtar Kryesie më pak.

Është Statuti i PD-së që përcakton se dy nënkryetarët emërohen nga postet përkatëse, kështu në Nenin 56 për nënkryetarët, Pika 3 thotë se “Njëri prej nënkryetarëve është kryetar i Grupit Parlamentar”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kryesia me dy anëtarë më pak pd pa nënkryetar djegia e mandateve te opozites kryesia me dy anëtarë më pak pd pa nënkryetar

Sondazh

Poll