Politike

Samiti i Diasporës/ Rama – Majkos: Ti menaxhon fondet, ne akuzohemi për vjedhje (VIDEO)

27 Shkurt 2019, 20:31 Nga DOSJA
Samiti i Diasporës/ Rama – Majkos: Ti menaxhon fondet, ne akuzohemi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Diasporës Pandeli Majko, kanë inspektuar punimet përgatitore për Samitin e Diasporës që do të çelë siparin e tij nesër më 28 shkurt dhe do të vijojë deri më 2 mars.

Sipas ministrit Majko, në këtë Samit pritet të marrin pjesë 1200-1500 persona.

Gjatë këtij inspektimi nuk kanë munguar batuat mes Kryeministrit dhe ministrit të Diasporës.

Duke u nisur nga informacioni që jep koordinatorja e punimeve, ku tha se 1/4 e buxhetit do të kthehet në arkën e shtetit, ndonëse në portale janë akuzuar për vjedhje, Rama thumbon me batuta Majkon.

Ai tha: “Edhe më e bukura është se pavarësisht se i menaxhon ky fondet (Majko), na akuzojnë ne të tjerëve, këtë se akuzon njeri”, gjë që ka shkaktuar të qeshura.

Pjesë nga biseda: 

Majko: Pritet të marrin pjesë 1200 deri në 1500 persona.

Rama: Dmth janë ata që kanë pronotuar.

Majko: Që kanë prenotuar janë më shumë. Janë 1300 aplikime + 600 ftesa zyrtare.

Rama: Shumë mirë.

Koordinatorja e punimeve: Kemi pritjen gala në Pallatin e Brigadave , pastaj Expo City. 1/4 e buxhetit i kthehet buxhetit të shtetit.

Rama: Normal, ti nga Korça ky nga Gjirokastra.

Koordinatorja e punimeve: Edhe pse jemi akuzuar se kemi vjedhur.

Rama: Edhe më e bukura është se pavarësisht se i menaxhon ky fondet (Majko), na akuzojnë ne të tjerëve, këtë se akuzon njeri.

Majko: Si?! (Qesh) E the edhe këtë?!

Rama: Hajde, ciao!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pandeli majko rama batuta me majkon samiti i diaspores edi rama pandeli majko rama batuta me majkon samiti i diaspores

Sondazh

Poll