Politike

Gazi lotsjellës mbi protestuesit, Panariti publikon apelin e revistës shkencore: Ndaloni menjëherë

27 Shkurt 2019, 19:19 Nga DOSJA
Gazi lotsjellës mbi protestuesit, Panariti publikon apelin e revistës

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar pas protestës së Opozitës së një dite më parë të mbajtur para Kuvendit të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Panariti e quan hedhjen e gazit lotsjellës mbi turmën me protestues, si një helmim, ndërsa i referohet për këtë revistës shkencore “Lancet”, e cila në një editorial të publikuar më 1998 apelon për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të kësaj lende kimike për shperndarjen e turmave.

Sipas Panaritit, “Ky apel i ketij zeri të padiskutueshem dhe autoritar të mjekesise, behet për një perqendrim 1% të lendes aktive CS në aerosol (gaz) të hedhur mbi turma”, ndërsa shton se përqëndrimi i këtij gazi në protestën e mbrëmshme ka qenë 5 herë më i lartë. Për këtë arsye Panariti e quan helmim.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që hodhen gaz lotsjelles në popull dhe apologjeteve te ketij akti! Zeri më autoritar në fushën e mjekesise sot, revista shkencore “Lancet” në editorialin e saj të vitit 1998, apelon për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të kësaj lende kimike për shperndarjen e turmave. Referojuni:(“Safety”of chemical batons. Lancet 1998, 352 :159) . Ky apel i ketij zeri të padiskutueshem dhe autoritar të mjekesise, behet për një perqendrim 1% të lendes aktive CS në aerosol (gaz) të hedhur mbi turma. Sipas të gjitha gjasave perqendrimi i principit aktiv CS në lenden kimike të shperndare dy here mbi njerezit tanë është disa here me i lartë (5 here). Prandaj një komision hetimor të hetoje “bombat” lakrimogjene të perdorura. Ky komision të beje publik lenden helmuese aktive dhe perqendrimin e saj në aerosol. Nese perqendrimi i CS del 5% dhe jo 1%,atehere ky quhet helmim.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, pas konfrontimit fizik me protestuesit që tentuan të qajnë, policia përdori gazin lotsjellës për shpërndarjen e trumës. (Lexo këtu) Kjo ka hasur në kundërshtinë e Opozitës, e cila e quajti këtë veprim si helmim masiv të qytetarëve. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmond panariti gaz lotsjellës mbi protestuesit protesta e opozites revista lancet kundër këtij gazi edmond panariti gaz lotsjellës mbi protestuesit protesta e opozites revista lancet kundër këtij gazi

Sondazh

Poll