Politike

Kryemadhi takim me strukturat e LSI Durrës: Gati për zgjedhje të parakohshme

27 Shkurt 2019, 19:39 Nga DOSJA
Kryemadhi takim me strukturat e LSI Durrës: Gati për zgjedhje të

DURRËS– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI Durrës. Gjatë këtij takimi, Kryetarja e LSI-së, u kërkoi kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës, që të jenë masivisht prezente në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë të të gjithë Durrësit.

Ajo u kërkoi të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë.

Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryemadhi u shpreh se shqiptarët janë mandatet tona më të pastra dhe se protestat masive, më të mëdhatë që Shqipëria ka parë ndonjëherë, tregojnë qartë se opozita është në rrugën e duhur. Pas takimit me delegacionin e PE-së sot pasdite në Tiranë, Kryetarja e LSI-së në një prononcim të shkurtër për mediet u shpreh se rruga e opozitës nuk ka kthim pas, ndërsa pohoi se për shqiptarët do të vijnë ditë më të mira.(Lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lsi durres monika kryemadhi lsi durres monika kryemadhi

Sondazh

Poll