Politike

5 marsi data e seancës së radhës parlamentare, PD-strukturave: Gati për protestë

27 Shkurt 2019, 19:27 Nga DOSJA
5 marsi data e seancës së radhës parlamentare, PD-strukturave:

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar datën për seancën e radhës plenare, e cila do të jetë 5 marsi.

Lajmi është bërë i ditur nga burime konfidenciale pranë Partisë Demokratike, ndërsa është zbuluar mesazhi që kjo forcë politike u ka dërguar strukturave të saj që të jenë të përgatitura.

“Kuvendi ka caktuar praprakisht që seanca plenare e radhës të jetë më 5 Mars 2019 (e martë), por pa specifikuar orën. Për këtë aryse, masat për protestën e radhës të jenë për datën 5 Mars. Porositë janë të njëjta si për protestën që kishim planifikuar për në datën 28 dhe që e anuluam. Për orën e protestës jemi në varësi të orës së seancës”, – thuhet në mesazhin drejtuar strukturave.

Një ditë më parë seanca e Kuvendit u shoqërua me protestën e Opozitës, ku u desh hedhja e gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën që tentoi të çajë kordonin e policisë për të mësy ambientet e Kuvendit. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites seanca parlamentare e datës 5 mars sms e pd për strukturat protesta e opozites seanca parlamentare e datës 5 mars sms e pd për strukturat

Sondazh

Poll