Politike

Boçi: Rama, tradhëtar i kombit, mban damkën e errët mbi shpinë! Ka goditur drejtësinë amerikane

Deputeti i PD-së tha se Rama nuk mund ta kalojë këtë gjë me dialog të sajuar, referuar përballjes së ministres Elisa Spiropali dhe deputetëve të PD-së që nuk janë rreshtuar krah kryedemokratit Sali Berisha. 

2 Shkurt 2023, 10:49 Nga F.M
Boçi: Rama, tradhëtar i kombit, mban damkën e errët mbi
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e ka konsideruar tradhtar kombi kryeministrin Edi Rama. Teksa fliste në Kuvendin e Shqipërisë për skandalin e dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Boçi tha se Rama ka goditur drejtësinë amerikane, duke qenë se ka korruptuar një nga agjentët e FBI-së. Deputeti i PD-së tha se Rama nuk mund ta kalojë këtë gjë me dialog të sajuar, referuar përballjes së ministres Elisa Spiropali dhe deputetëve të PD-së që nuk janë rreshtuar krah kryedemokratit Sali Berisha. 

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Luçiano Boçi: Drejtësia amerikane ka vendosur nën hetim kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë përpjekjen e financimit me para në dorë, për të ekzekutuar Opozitën e vendit. E shkruar e zeza mbi të bardhë në raportin e Grand Jurisë. Ju kenibërtitur dhe ulëritur për atë hapjen e dosjeve, ndërkihë që aktivizoni këto gjëra për të goditur Opozitën. Është vetë kryministri i investuar në korruptimin e vendit, ka korruptuar mediat e parlamentin, më pas kaloi Oqeanin për të realizuar ëndrrën e tij, për të eliminuar opozitën. Ky njeri korruptoi, goditi zemrën e Amerikës, ju po deshët mbrojeni, po deshët lëshojeni, ne do bëjmë zbulimin e të vërtetës. Pse vonon drejtësia shqiptare, jemi para një vepre penale. juve ju vjen të qeshni, doni të qeshni më shumë? Ato paratë, 225 mijë dollarë, ia kishte marrë McGonigal Nezës, sigurimsit, ku e dinte ky? Hapeni videon dhe shikojeni. Qeshni se në të vërtetë është për të qeshur. Ai njeri ka sot damkën e tradhëtisë së kombit, e ka bërë aktin e tradhëtisë, ka goditur demokracinë amerikane, ai njeri duhet të vijë me urgjencë, nuk mund të kalojë me një interpelancë. Nuk e përdor dot kryeministri interpelancën si jorgan për të mbuluar çdo gjë të veten. Jo, çdo deputet duhet të vijë këtu dhe ta vendosë me shpatulla pas murit. Ka ulur besueshmërinë dhe ka goditur besueshmërinë e shtetit.

Lindita Nikolla: Mbaroi koha, keni kaluar 34 sekonda. 

luciano boci seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll