Politike

Balla: Kuvendi ka rregulla, kërkesën tuaj për mocion debati do ta shqyrtojmë nesër në Konferencën e Kryetarëve

Balla replikoi me deputetët Ina Zhupa dhe Albana Vokshi ndërsa shtoi se Kuvendi funksionon në bazë të rregullave

2 Shkurt 2023, 10:38 Nga f.g
Balla: Kuvendi ka rregulla, kërkesën tuaj për mocion debati do ta
Taulant Balla, deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të PD për mocion debati me kryeministrin Edi Rama. Balla replikoi me deputetët Ina Zhupa dhe Albana Vokshi ndërsa shtoi se Kuvendi funksionon në bazë të rregullave, prandaj kërkesa e PD është bërë vonë dhe nuk mund të shqyrtohet sot. 

Taulant Balla: Zonja Kryetare, deputetja që sapo foli nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari për të kuptuar se çfarë qëllimi ka. Këtu nuk ka tha, këtë e kemi zaptuar ne dhe do e marrim, kur i bësh ti ditët të më sqarosh mua do kalojnë shumë. Kemi një problem me të vetit, po të ishit ju shumë serioz dhe të donit të bënit mocion me debat do të kishit lexuar pak nga kjo. Dhe do e kishit sjellë në kohë siç e bënë këta, ka disa afate. Dhe po ta kishit sjellë dje, nuk do të miratohej. 

Kur flet Albana për injorancën, injoranca ngrihet nga varri. Kërkesa juaj do të shqyrtohet nesër në Konferencën e Kryetarëve. Vazhdojmë, të votojmë kërkesën, në rast se ju vazhdoni me parimin që këtu sbëhet seancë se duam ne, Kuvendin se pengoni dot. /Dosja.al

seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll