Politike

Zhupa: Tradhtari i korruptuar të vijë këtu, ku është flama që e ka zënë? Të përballet me akuzat ndryshe nuk ka seancë

Zhupa mori fjalën në foltoren e bllokuar dhe tha se Rama fshihet në zyrë duke baltosur Shqipërinë.

2 Shkurt 2023, 10:38 Nga f.g
Zhupa: Tradhtari i korruptuar të vijë këtu, ku është
Ina Zhupa, deputete e PD

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkoi që kryeministri Edi Rama të vijë në Parlament për tu përballur me opyetjet e deputetëve në lidhje me çështjen 'McGonigal'. Në seancën e sotme, Zhupa mori fjalën në foltoren e bllokuar dhe tha se Rama fshihet në zyrë duke baltosur Shqipërinë.

Ina Zhupa: Kemi një tradhtar që ka cënuar sigurinë kombëtare, na ka vënë në dyshim aleancën me SHBA. Na ka vënë në rrezik stabilitetin me NATO, tradhtar i korruptuar. Dha paratë që vjedh për të bërë lobim, për të goditur opozitën, për të pasuruar oligarkët që fshihet pas tyre, për të bërë biznes me Deripaska. Ku e keni Kryeministrin? Ku është kjo flamë që e ka zënë që pi kafe në zyrë dhe nuk vjen këtu? Ku është që emrin e Shqipërisë e baltos në këtë mënyrë? Tradhtarin e korruptuar ta sillni këtu, të përballet me opozitën dhe të vërtetat. Të na tregojë të vërtetën. 14 herë përmendet nga Juria e Madhe në aktakuzë. Le të vijë Edi Rama këtu se ndryshe seancë normale nuk mund të ketë. 

Nikolla: Fjala nuk është për procedurë, ju pres fjalën. /Dosja.al

ina zhupa seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll