Politike

'Votimi u bë me letra higjenike'/ Korreshi: Pse s'përjashtuat të gjithë deputetët e PD-së? Ishim të gjithë aty...

Korreshi u shpreh se të gjithë deputetët e PD u ngritën në revoltë ndaj kërkoi që masa të merrej edhe për 15 deputetët e tjerë. 

2 Shkurt 2023, 10:37 Nga A.B
'Votimi u bë me letra higjenike'/ Korreshi: Pse
Kuvendi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi kërkoi të dinte nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla se përse përjashtoi nga Kuvendi 5 deputetët e PD-së. Ai u shpreh se të gjithë deputetët u ngritën në revoltë ndaj kërkoi që masa të merrej edhe për 15 deputetët e tjerë. 

BISEDA:

Korreshi: Di që në konferencën e kryetarve keni vendosur që votimi të jetë elektronik, radhën e kaluar janë bërë me kartona, letra higjenike. Duhet anuluar. Komisioni i etikës ka vendosur përjashtimin e 5 deputetëve, pse s'na përjashtuat të gjithë? Ishim të gjithë aty. Me atë që keni bërë , ai meriton të quhet palaco ditë e natë. 

Nikolla: Është votuar gjithmonë me elektronikë. Me nene të veçanta është votuar me karton. 

saimir korreshi seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll