Politike

'Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve'/ Tabaku: Të vendoset mocioni me debat! Nikolla: Kërkesa juaj erdhi dje, do 3 ditë kohë të shqyrtohet

Nikolla i bëri të ditur Tabakut se kërkesa erdhi vetëm një ditë më parë e se për ta shqyrtuar duhet të ishte dorëzuar para 3 ditësh.

2 Shkurt 2023, 10:28 Nga A.B
'Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve'/ Tabaku: Të
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkon që në seancë të zhvillohet mocioni me debat për skandalin 'McGonigal'. Ajo iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës duke i kërkuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që të vendoset mocioni me debat. Nikolla i bëri të ditur se kërkesa erdhi vetëm një ditë më parë e se për ta shqyrtuar duhet të ishte dorëzuar para 3 ditësh.

DEBATI:

Tabaku: Disa nga ne këtu e kanë seriozisht parlamentin, vijmë të debatojmë, nuk ka shërbim më të mirë ndaj qeverisë sesa të mos flasim për këtë skandal. Opozita duhet të përfshihet, nuk duhet që parlamenti të bëhet zyrë e Qeverisë. Sot deputetët kanë nevojë për transparencë, cdo gjë që është thënë në të shkuarën është vërtetuar. Kush po gënjen? Ne, FBI, ju? Na tregoni të vërtetën. Nuk mund të fshiheni përjetësisht. Unë vij këtu për të folur, nuk keni të drejtë ju që të na hiqni të drejtën e fjalës. Kërkesën për mocion, na takon që të mblidhet Konferenca e kryetarëve, të vendoset që të bëhet mocioni me debat. Ligjet e tjera për florën e faunën janë të rëndësishme, po lëri deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre. 

Nikolla: Kur vjen kërkesa për mocion janë 3 ditë kohë, e keni sjellë dje kërkesën. Mos mbani ligjërime. 

seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll