Politike

'Ta mbash mend mirë mbiemrin tim'/ Baçi-Nikollës: Si i përzgjodhët 5 deputetët e PD që përjashtuat? Seanca duhet anuluar

Baçi u shpreh se ky vendim është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

2 Shkurt 2023, 10:24 Nga A.B
'Ta mbash mend mirë mbiemrin tim'/ Baçi-Nikollës: Si
Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi kërkoi shpjegim nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla për arsyet e përjashtimit nga Kuvendit të 5 deputetëve të PD-së. Baçi u shpreh se ky vendim është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

'Herën e kaluar ishte një seancë e turpshme. Ishte një votim që nuk ka ndodhur më parë, disa nxorrën kartonin e kuq e të vërdhë, e nuk dinin se cfarë kishin miratuar. Ju nuk dhatë fjalën, e kaluat seancën në një rrëmujë totale, kaluat tek përjashtimi i 4 deputetëve të opozitës. Me anë të një postieri, me një urdhër të Ramës, 5 deputetë nuk e kuptoj, ne ishim 15 këtu, si i përzgjodhët ata të 5, me cfarë kriteresh, nuk donit Berishën. Thërrisni kryeministrin të vijë këtu të përballet me opozitën, ajo seancë nuk duhet të ishte bërë, duhet anulluar, e keni kthyer në një noter të Qeverisë. Shumë herë jemi përballur bashkë. Baçi e kam mbiemrin, duhet ta mbani mend mirë. '- tha Baçi.

luan baci seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll