Politike

Salianji: Duam Ramën këtu, aferë personale e kryeministrit, nuk e mbroni dot ju

Salianji tha se Rama nuk mund të mbrohet nga deputetët e tij, pasi akuza është personale për të. 

2 Shkurt 2023, 10:27 Nga f.g
Salianji: Duam Ramën këtu, aferë personale e kryeministrit, nuk e
Ervin Salianji, deputet i PD

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi në Parlament praninë e kryeministrit Edi Rama. Në seancën e zhvilluar sot, ku ishte parashikuar një interpelancë me Ramën në lidhje me çështjen McGonigal, Salianji tha se Rama nuk mund të mbrohet nga deputetët e tij, pasi akuza është personale për të. 

Ervin Salianji: Ne kërkojmë kryeministrin për një aferë personale në cilësinë e kryeministrit, nuk mund ta mbroni ju. Nuk e caktoni dot ju se cilët deputetë bëjnë debat, nuk ka kuptim seanca. është ky kryeministër që i doli skandali i avionit, thoshte që e kam pa lekë, del kontrata e ka nga shërbimet qeveritare. Jua cakton Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Ti japim sens parlamentarizmit. Kërkohet Kryeministri për aferë personale, ka bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Mund të na jepni përgjigje? Se ndryshe nuk ka kuptim seanca. ça parlamenti është ky?/Dosja.al

 

ervin salianji seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll