Politike

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti: Është turp

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i mbylli mikrofonin, gjë që Vasili e konsideroi një turp. 

2 Shkurt 2023, 10:32 Nga F.M
"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend,
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili e ka konsideruar Kuvendin si pazarin e gjësë së gjallë. I pranishëm në sallë, Vasili tha se një Kuvend që nuk zbaton rregulloren nuk mund  të jetë gjë tjetër, veçse një treg. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i mbylli mikrofonin, gjë që Vasili e konsideroi një turp. 

Pjesë nga biseda në Kuvend: 

Petrit Vasili: Këta që ju japin urdhër juve, unë nuk do t'ju lë. Pse çfarë është këtu, pazari i gjësë së gjallë. Do bëhet seanca viktimë e frikërave tuaja, kush e mori vendimin moj zonjë? Kush e vendosi? Në rast se juve ju shkepin syrin për këto gjëra, atëherë ky nuk është më parlament, ky është pazari i gjësë së gjallë. Në rast se nuk e kemi ta caktuar e të pasqyruar, ndalojeni seancën sepse i bie që këtu flasim për falsifikim, këtu çfarë nuk është bërë. Jnaë betuar gjyqtarë te Lana. Na thuaj edhe njëherë se kush e ka marrë këtë vendim

Lindita Nikolla:Edhe njëherë

Petrit Vasili: Edhe njëherë pra na trego se kush e mori këtë vendim, se kjo sallë nuk është e juaja dhe as e pjesës tjetër të sallës. 

Lindita Nikolla:Më thoni ju lutem

(Nikolla i mbyll mikrofonin)

Petrit Vasili: Mos e mbyll mikrofonin se është turp

Lindita Nikolla:Ju dëgjova, po flas unë tani. Ju lutem zoti Vasili mos ngrini gjëra të paqena

Petrit Vasili: Është i manipuluar

Lindita Nikolla: Jo, sepse është pasqyrim i qartë i një seance, është pasqyruar kudo në media. Ju sjell në vëmendje nenin që thotë se kur ngriehn pretendime mbi një seancë, është kompetencë e drejtueses së seancës që të vijojë me zbatimin e rregullores. Vijojmë. 

petrit vasili lindita nikolla seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll