Politike

(VIDEO) Debatet në Kuvend, Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi, s'ka parlament në këtë mënyrë

Ai tha ndër të tjera se Opozita nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vijohet pa zhvilluar debatin me Ramën për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

2 Shkurt 2023, 10:46 Nga F.M
(VIDEO) Debatet në Kuvend, Nallbati: Na përjashtoni të
Bledion Nallbati

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratik Bledion Nallbati ka kërkuar që të ndërpritet seanca plenare. I pranishëm në Kuvend, Nallbati tha se nuk mund të ketë Kuvend pa praninë e kryeministrit Edi Rama. Ai tha ndër të tjera se Opozita nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vijohet pa zhvilluar debatin me Ramën për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.

Pjesë nga fjala e Nallbatit

Unë jam një nga deputetët që kisha shënuar emrin mbi atë pak gjënë. Nuk mund të bëni këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe vini këtu e na thoni që ne po shkelim rregulloren. Ju e bëni këtë gjë dhe jeni turpi i këtij vendi. I more instruksionet nga zotëria, mbylle pra parlamentin. Mbylle fare seancën. Me këto rregulla s'ka për të pasur parlamnent, në të kundërt na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni vetë me seancën. 

 

bledion nallbati seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll