Politike

Paloka: Vendi po shkon drejt përplasjes civile dhe destabilitetit, protesta ishte gjendje lufte

27 Shkurt 2019, 07:30 Nga DOSJA
Paloka: Vendi po shkon drejt përplasjes civile dhe destabilitetit, protesta

Pas protestës së djeshme të opozitës,(lexo këtu) ish-deputeti i PD-së Edi Paloka në emisionin “Opinion” është shprehur se gjendja në Shqipëri po shkon drejt përplasjes civile dhe destabilitetit.

“Mendoj se është e qartë për të gjithë. Me komunikimet që kam pasur me ndërkombëtarët, i kemi bërë të qartë se edhe me Ramën s’do të ketë më stabilitet. Gjithë gazetarët e panë sot se ishte gjendje lufte, jo për fajin tonë, ishte policia.”, u shpreh Paloka. 

Biseda: 

Fevziu: Mendoni që situata mund të shkojë drejt përplasjes?

Mendoj se është e qartë për të gjithë. Me komunikimet që kam pasur me ndërkombëtarët, i kemi bërë të qartë se edhe me Ramën s’do të ketë më stabilitet. Gjithë gazetarët e panë sot se ishte gjendje lufte, jo për fajin tonë, ishte policia.

Fevziu: Ishin protestuesit që tentuan të shtynin policinë.

Policia ka një plan masash. Edhe në protestën e 16 shkurtit hapën kordonin. Sot me një fërkim me protestuesit, nuk hodhën gaz, por hodhën helm. Ai nuk ishte gaz normal lotsjellës, ishte helm.

Fevziu: Ku do shkoni Paloka?

Nuk ka asgjë të mirë për ne, as për qytetarët.

Fevziu: Rrezikon të ketë përplasje dhe destabilitet?

Aty po shkon.

Fevziu: Dhe jeni të gatshëm?

Ne na futën në cep. Jemi në gjendje luftë për mbijetesë. Nuk kemi ku shkojmë tjetër, akti i fundit politik është marrë nga opozita. Ky ishte akti i fundit paqësor i opozitës. Ai akt që duket më ekstremi, është akti më i fundit paqësor.

Video marrë nga Opinion:

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka gjendje lufte protesta para kuvendit edi paloka gjendje lufte protesta para kuvendit

Sondazh

Poll