Politike

Ra në gropë pasi u shty nga një protestues, flet Klosi: Po shkoja në punë, shihni videon

27 Shkurt 2019, 11:01 Nga DOSJA
Ra në gropë pasi u shty nga një protestues, flet Klosi: Po shkoja

TIRANË- Një ditë pasi u shty nga protestuesit në protestën e opozitës, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi sot ka bërë komentin e parë për këtë çështje.

I pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Rinas “Be Taken by Albania”, ku ndodhej dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe të tjerë diplomat të huaj, Klosi iu përgjigj interesit të gazetarëve për incidentin që ndodhi gjatë momentit kur ai po hynte në Kuvend.

Prononcimi i Klosit për gazetarët:

Gazetari-Ju shtynë protestuesit dje, keni një koment?

Ministri Klosi- Unë po shkoja në punë. Nuk kam asnjë prononcim. Merruni me videon, është shumë më e bukur.

Ditën e djeshme, opozita protestoi për 3 orë para Parlamentit ku nuk munguan kapsollat dhe gazi lotsjellës i përdorur nga Garda.(Lexo ketu). Protestuesit sulmuan deputetët e PS, Sadri Abazi dhe Paulin Stërkaj, ndërkohë që ministri Blendi Klosi ra në gropë pasi u shty nga një protestues.

 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi klosi ne grope protesta e opozites 26 shkurt blendi klosi klosi ne grope protesta e opozites 26 shkurt

Sondazh

Poll