Politike

‘Votat janë blerë nga të gjithë’, Kryemadhi i poston foton zv.ambasadorit: Diplomatët favorizojnë kriminelët

26 Shkurt 2019, 22:26 Nga DOSJA
‘Votat janë blerë nga të gjithë’, Kryemadhi i

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Tempora” publikoi një foto të zv.ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton, i cili shfaqet duke zgjidhur një fjalëkryq.

“Ky është përfaqësuesi i OSBE-së që zgjidh fjalëkryqe në Shqipëri kur bëhen protesta apo zhvillohen zgjedhjet. Fjalëkryqet nuk zgjidhen me kostum. Ky është që thotë se blerja e votës nuk ndikon në rezultat. Këta kanë certifikuar shitblerjen e votës. OSBE-ja në Tiranë dhe kushdo tjetër që kërkon t’i shërbejë me devotshmëri të madhe këtyre veprimeve kriminale dhe e dyta mbulimit të gjurmëve të blerjes së votës nga krimi i organizuar, do të jenë edhe këta pjesë dhe do ta kërkojë opozita në të ardhmen në një sistem drejtësie të pa kapur, në mënyrë indirekte të elementëve të caktuar që kanë ardhur si diplomatë për të favorizuar kriminelë, trafik influence. Diplomatë që mbyllin sytë dhe fshehin provat dhe faktet që tregojnë haptas blerjen e votës. Kanë mbyllur sytë kur vijnë raporte.”

E pyetur nëse Kryemadhi ka fakte për lidhje korruptive, kryetarja e LSI-së u përgjigj pozitivisht.

“Absolutisht! Për lidhje nga më të ndryshme për afera korruptive por edhe afera të tjera shumë të poshtra që jo vetëm i ulin integritetin Shqipërisë dhe institucioneve që përfaqësojnë.”

Disa ditë më parë zv.amabadasori tha nga Shkodra se blerja e votave nuk është vetëm nga PS, por nga të gjitha subjektet zgjedhore. (Shiko këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi osbe ne shqiperi robert wilton shit-blerja e votave monika kryemadhi osbe ne shqiperi robert wilton shit-blerja e votave

Sondazh

Poll