Politike

Protesta/ Paloka: Një gazetar për pak na iku nga duart. Nano: Po më 21 janar çfarë qëndrimi mbajtët? (VIDEO)

27 Shkurt 2019, 07:58 Nga DOSJA
Protesta/ Paloka: Një gazetar për pak na iku nga duart. Nano: Po

Pas protestës së opozitës para Kuvendit, ish-deputeti Edi Paloka ka pasur një debat me analistin Mustafa Nano në emisionin “Opinion” . 

Paloka u shpreh se policia tregoi gjatë protestës se është kthyer në një shërbëtore të verbër dhe se  nga gazi lotsjellës një gazetar ishte në gjendje të rëndë.

Pas kësaj ka ndërhyrë menjëherë Nano i cili i ka bërë pyetjen Palokës: “Më 21 janar 2011, kur policia reagoi shumë fort, çfarë qëndrimi keni mbajtur?”

DEBATI: 

Mustafa Nano: Më 21 janar 2011, kur policia reagoi shumë fort, çfarë qëndrimi keni mbajtur?

Edi Paloka: E para nuk është e vërtetë, nuk ka reaguar policia, por garda.

Mustafa Nano: E mirë, garda.

Edi Paloka: Jo pra, se nuk është e njëjta gjë. 21 janari është analizuar. Më 21 janar ju e dini mirë se çfarë ndodhi, sapo filloi protesta banditët që ishin marrë nga Rama u vërsulën me hunj drejt policisë. E keni parë, policia ishte nën dhunë. Keni policë të plagosur, shefat e tyre janë gjakosur. Nuk ka vrarë policia njeri, sigurisht që është fatkeqësi, por nuk është e njëjta gjë. Krejt e kundërta e asaj që ndodhi sot, në vend që policia të bënte detyrën, lëshoi gazin. Cili polic u dhunua sot? Shihni në spital, është mbushur me njerëz dhe gazetarë. Një gazetar, ose operator, për pak na iku nga duart. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka mustafa nano protesta 26 shkurt 2019 edi paloka mustafa nano protesta 26 shkurt 2019

Sondazh

Poll