Politike

Pas protestës para Kuvendit/ Basha: Të shporrim qeverinë e krimit, rruga jonë është pa kthim

27 Shkurt 2019, 08:03 Nga DOSJA
Pas protestës para Kuvendit/ Basha: Të shporrim qeverinë e

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur sot se beteja që kanë nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim.

Basha ka theksuar se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve. 

“Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve! 
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!”, shprehet Basha.

Ditën e djeshme opozita zhvilloi protestën para Kuvendit e cila zgjati 180 minuta.  Protesta u shoqërua me tensione, ku pati gurë, kapsolla, tymuese dhe goma të djegura. Nga ana tjetër, Garda nuk e mati sasinë e gazit lotjsjellës duke mbytur gjysmën e Tiranës me gaz dhe 13 persona u dërguan me urgjencë në spital. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike largimi i edi ramës lulzim basha protesta 26 shkurt 2019 largimi i edi ramës lulzim basha protesta 26 shkurt 2019

Sondazh

Poll