Politike

Pezullohet protesta e 28 shkurtit, del porosia e Bashës: Do dalim para parlamentit kur ka seancë

27 Shkurt 2019, 10:59 Nga DOSJA
Pezullohet protesta e 28 shkurtit, del porosia e Bashës: Do dalim para

TIRANË- Opozita e bashkuar ka lajmëruar një pranverë protestash, dhe sipas tyre ato të të shuhen vetëm kur të largohet si Kryeminsitër, Edi Rama. Që prej datës 16 shkurt, opozita e bashkuar ka organizuar protesta në Tiranë, dy para Parlamentit dhe një para Kryeministrisë.

Por edhe pse të premten kreu i PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kreyesisë deklaroi se datat për protestat janë vendosur duke se është ndryshuar plani. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se kryedemokrati Basha iu ka thënë anëtarëve të kryesisë, se protestat para Parlamentit do të zhvillohen vetëm kur të ketë seancë plenare.

Po burimet thonë se mbetet si datë e pandryshuar protesta që do të zhvillohet në datën 16 mars, para Kryeministrisë. Opozita prej datës 16 shkurt ka nisur protestat në vend dhe në datën 21 mars deputetët dorëzuan mandatet e tyre.

Ish- deputetët e opozitës dorëzuan të enjten e kaluar (Lexo këtu) me anë të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, kërkesën e tyre të parevokueshme për të lënë mandatin e deputetit. Opozita kërkon krijimin  e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo dorëheqje dhe ka thënë se opozita ka frikë nga drejtësia. Ndërkombëtarët kanë kundërshtuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe thotë se kjo minon integrimin e Shqipërisë në BE.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opzites lulzim basha mbledhja e kryesise se pd protesta e opozites 16 shkurt protesta e opozites 26 shkurt seanca plenare djegia e mandateve te opzites lulzim basha mbledhja e kryesise se pd protesta e opozites 16 shkurt protesta e opozites 26 shkurt seanca plenare

Sondazh

Poll