Politike

Rama thyen ligjin që e propozoi dhe miratoi vet, reklamon kompani bastesh (FOTO)

27 Shkurt 2019, 13:10 Nga DOSJA
Rama thyen ligjin që e propozoi dhe miratoi vet, reklamon kompani bastesh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, dy ditë më parë habiti të gjithë me veshjen e tij, pasi mbante një xhup që kishte stemën e skuadrës angleze të Liverpul. Kjo pasi Rama njihet si një tifoz i zjarrtë i Juventusit dhe kjo veshje e tij, habiti jo pak (Lexo këtu).

Me atë veshje shefi i qeverisë pa dashje i ka bërë reklame dhe një kompanie bastesh, e cila është mbështetëse kryesore e skuadrës angleze.  Siç shihet në foto në logon e xhupit që ka veshur Rama, poshtë stemës së Liverpulit shihet qartë emri i kompanisë e cila sponsorizon këtë ekip.

Bëhet fjalë për kompaninë e basteve “BetVictor” që shoqëron ekipin anglez prej vitesh dhe që është stampuar në të gjitha fanellat dhe veshjet zyrtare.

Logoja e kësaj kompanie bastesh, e lighshme në Angli, por ligji i miratuar nga mazhoranca e drejtuar nga Rama nuk lejon askënd të reklamojë çdo mundësi lojrash fati. Në këtë mënyrë Kryeministri Edi Rama, thyen një ligj që është vet propozues dhe që e ka mbrojtur me shumë fanatizëm në daljet e tij publike të fundvitit të shkuar.

Ligji për kompanitë e basteve është miratuar në Kuvend në muajin dhjetor  dhe ka hyrë në fuqi në 1 janar 2019. Sipas këtij ligji ndalohen të gjitha kompanitë e basteve që të kenë aktivitet në Shqipëri, si fizik dhe online. Po ashtu ndalohet dhe reklamimi i tyre në çfarëdolloj forme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji i basteve ndalimi i llotove rama thyen ligjin reklama e kompanise se basteve edi rama ligji i basteve ndalimi i llotove rama thyen ligjin reklama e kompanise se basteve

Sondazh

Poll