Politike

“Djegia e Kuvendit”, Berisha: Ka dalë nga SHISH, tjetër i kanë dërguar Ramës e tjetër Metës

12 Shtator 2019, 19:22 Nga DOSJA
“Djegia e Kuvendit”, Berisha: Ka dalë nga SHISH, tjetër i

TIRANË– Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për herë të parë për deklaratën e Presidentit Ilir Meta, se kishte informacione se në 8 qershor mund të digjej Kuvendi.

Berisha shprehet se raporti ka dalë nga SHISH, por shton se tjetër raport ka i kanë dërguar Ramës e tjetër Metës. Për këto informacione ish-lideri i PD shprehet se i ka marrë nga oficeri dixhital.

Shërbimi Informativ i dërgon raport kryeministrit dhe ia fsheh Presidentit. Shërbimi ka bërë raportin, të saktë dhe me korrektesë dhe i ka dërguar raport tjetër kryeministrit dhe raport tjetër Presidentit. Në qoftë se oficeri dixhital e çon këtë lajm e çon për t’ia bërë publike. I çojnë Presidentit se do të digjet Parlamenti, pavarësisht se më duket lajm i vjetër, por këtë nuk e çojnë që janë me qindra fshatra me parcela masive kanabisi. Atë raport për djegien e Parlamentit, besoj që Presidenti e ka raportin. Presidenti nuk mund të shpikë një raport të tillë”, ishte kjo deklarata e Berishës në Opinion.   

Presidenti Ilir Meta të hënën ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Në lidhje me këtë deklaratë, Dosja.al interesua dhe kontaktoi disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të kampit blu. Ata thanë jozyrtarisht se PD nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kuvendit edi rama ilir meta raporti i shish sali berisha djegia e kuvendit edi rama ilir meta raporti i shish sali berisha

Sondazh

Poll