Politike

Reagimi i Koçijançiç, Presidenca: Dërgojini raportin e OSBE/ODIHR për turpin e 30 qershorit, Meta të hënën zbardh takimi

12 Shtator 2019, 16:22 Nga DOSJA
Reagimi i Koçijançiç, Presidenca: Dërgojini raportin e

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar pasi zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic në një deklaratë për Fax Neës nuk bëri asnjë koment në lidhje me procedurat e nisura për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në një status në rrjetet sociale, Blushi shkruan se kolegët e Fax News duhet t’i dërgojnë Koçijaçiçit edhe raportin e OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai shton më tej se të hënën do të bëhet publik raporti i Presidencës për Komisionin e Venecias

“Të dashur kolegë të Fax Neës,
Ju lutem dërgojini znj.Koçijançiç raportin final të misionit të OSBE/ODIHR për turpin e 30 qershorit, ku flitet dhe për dekretin e Presidentit Meta.
Po kështu tregojini që Presidenti Meta është shumë i kënaqur që Kuvendi ka ftuar Komisionin e Venecias të vlerësojë nëse Presidenti Meta ka respektuar apo jo Kushtetutën.
Nga e hëna do bëhet publik raporti i Presidencës për Komisionin e Venecias dhe për të gjithë institucionet demokratike, se si Presidenti Meta ka mbrojtur në mënyrën më transparente, jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por edhe detyrimet e vendit ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe po kështu detyrimet ligjore që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian,”– shkruan Blushi.

Në një reagim për FaxNews, Kocijancic u shpreh se Bashkimi Europian nuk ka asnjë koment në lidhje me shkarkimin e Metës dhe ftoi palët të uleshin në dialog.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike maja koçijançiç tedi blushi maja koçijançiç tedi blushi

Sondazh

Poll