Politike

Kreu i SHISH tek Siguria, Felaj kundër 9 deputetëve: Kërkesa bëhet më firmën time, s’kam nënshkruar gjë

12 Shtator 2019, 18:32 Nga DOSJA
Kreu i SHISH tek Siguria, Felaj kundër 9 deputetëve: Kërkesa

TIRANË- Një dokument që mban firmën e 9 deputetëve do jetë një ftesë për kreun e SHISH, Helidon Bendo, që të zhvillojë një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë.

Mësohet se iniciator për këtë ftesë janë dy deputetë socialistë, anëtarë të këtij komisioni, Xhemal Qefalia dhe Sadri Vorpsi. Fillimisht kjo iniciativë është kundërshtuar brenda Grupit Parlamentar Socilistë pasi kjo përbënte ndërhyrje në punën e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë në një reagim për Top Channel tha: “Çdo kërkesë në emër të Komisionit nënshkruhet nga kryetari. Unë nuk kam nënshkruar asgjë të tillë. Ndërkohë që çdo deputet vetë mund t’i bëjë kërkesa kujtdo. Sidoqoftë: jo, Komisioni i Sigurisë që unë përfaqësoj s’ka bërë asnjë kërkesë të tillë dhe as ka marrë vendim për të nisur një kërkesë të tillë.”

9 deputetët që kanë nënshkruar kërkesën janë: Xhemal Qefalia, Sadri Vorpsi, Eljo Hysko, Antoneta Dhima, Anduel Xhindi, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi, Luan Duzha, Elena Xhina, të cilët kërkojnë që Bendo të japë më shumë informacione në një seancë dëgjimore në Komision.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bendo tek siguria djegia e kuvendit ermonela felaj helidon bendo bendo tek siguria djegia e kuvendit ermonela felaj helidon bendo

Sondazh

Poll