Politike

“Djegia e Kuvendit”, 9 deputetë thërrasin në seancë dëgjimore kreun e SHISH (EMRAT)

12 Shtator 2019, 17:10 Nga DOSJA
“Djegia e Kuvendit”, 9 deputetë thërrasin në

TIRANË- Katër ditë pas deklaratës së Ilir Metës në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit, për informacionet që kishte për djegien e Kuvendit, ka ardhur dhe reagimi i deputetëve.

Dosja.al mëson se sot 9 deputetë kanë bërë kërkesë për seancë dëgjimore për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. 9 deputetët që kanë nënshkruar kërkesën janë: Xhemal Qefalia, Sadri Vorpsi, Eljo Hysko, Antoneta Dhima, Anduel Xhindi, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi, Luan Duzha, Elena Xhina.

Ndërkohë mësohet se dy deputetëve socialistë, Xhemal Qefalia dhe Sadri Vorpsi kanë qenë ata që e kanë iniciuar këtë seancë dëgjimore. 

Për deklaratën dhe informacionet që pretendon të ketë Kreut i Shtetit do të pyetet edhe kreu i SHISH.

Presidenti Ilir Meta të hënën ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Në lidhje me këtë deklaratë, Dosja.al u interesua dhe kontaktoi disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të kampit blu. Ata thanë jozyrtarisht se PD nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kuvendit helidon bendo ilir meta djegia e kuvendit helidon bendo ilir meta

Sondazh

Poll