Politike

Nuk mbarojnë telashet me ligjin për Pjetrin, ish-specialistja e Ministrisë së Mbrojtjes e padit për falsifikim dokumentesh

12 Shtator 2019, 17:02 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kandidatit të PS-së për Shkodrën Valdrin Pjetrit mesa duket nuk po i ndahen telashet me ligjin. Dosja.al ka mësuar se një qytetare e identifikuar si Eriona Fino ka bërë një kallëzim penal kundrejt Pjetrit.

Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al, Fino ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin për falsifikimin e formularit.

Qytetarja shkruan se meqënëse Prokuroria e Tiranës nuk ka filluar ende procedimin penal ndaj Pjetrit, ajo si qytetare e ndjen për detyrë ta depozitojë këtë kallëzim në mënyrë q ëish-kandidati i PS-së të përballet me drejtësinë.

 “Kam marrë dijeni se Valdrin Pjetri kandidat i Partisë Socialiste për kryetar bashkie të Bashkisë Shkodër ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit të pazaqitur ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar apo dëbuar nga një shtet i huaj, por ka qenë i dënuar dhe është pranuar në një deklaratë publike nga vetë ai. Duke qenë se deri sot Prokuroria e Tiranës nuk ka filluar ende procedimin penal ndaj tij, unë si qytetare që kam marrë dijeni për veprën penale të kryer nga ai po ju drejtohem me këtë kallëzim penal për falsifikim formulari. Edhe vetë Partia Socialiste që e kandidoi e përjashtoi nga partia.

Bashkëlidhur formulari dekriminalizimit të cilin Valdrin Pjetri ka falsifikuar dhe dokumenti mbi dënimin e tij në Itali që është në qarkullim, por edhe i pranuar nga vetë Pjetri,”- shkruhet në kallëzimin e bërë nga Eriona Fino.

Dosja.al tentoi të kontaktonte me Eriona Finon por qytetarja rezulton e paarritshme në numrin e celularit. Ndërkohë burime për Dosja.al tregojnë se Fino ka qenë e punësuar si Specialiste ne Drejtorine e Menaxhimit te Aseteve ne Drejtorine e Pergjithshme te Sherbimeve Mbeshtetese ne Ministrine e Mbrojtjes.

Ajo është hequr po nuk bëhet me dije arsyeja.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës, pas akuzave të Partisë Demokratike se i zgjedhuri i 30-qershorit ishte i dënuar në Itali. Pjetri ka dhënë shenjat e gishtave në në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Prokuroria mbetet në pritje të përgjigjes së autoriteve italiane në lidhje me dënimin e ish-kandidatit të PS-së, ndërkohë që hetimi vijon.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eriona fino eriona fino padit valdrin pjetrin valdrin pjetri eriona fino eriona fino padit valdrin pjetrin valdrin pjetri

Sondazh

Poll