Politike

PD e çuditur pas deklaratës së Metës: S’ka patur asnjë plan për djegien e Kuvendit!

Dosja.al u interesua dhe kontaktoi disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të kampit blu. Ata thanë jozyrtarisht se PD nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.
Featured image of article: PD e çuditur pas deklaratës së Metës: S’ka patur asnjë plan për djegien e Kuvendit! Lulzim Basha, kryetar i PD dhe Ilir Meta, president

TIRANË- Partia Demokratike shpreh habinë pas deklaratës së presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili u shpreh sot se nxorri dekretin për anulimin e zgjedhjeve, pasi kishte informacione se persona pranë PD do të digjnin godinën e Parlamentit për 8 qershor 2019.

“Një ditë para se presidenti të bënte paralajmërimin e tij për anulimin e datës 30 qershor kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar i cili bënte të qartë që persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës për djegien e Kuvendit të Shqipërisë.”-tha Meta.

Dosja.al u interesua dhe kontaktoi disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të kampit blu. Ata thanë jozyrtarisht se PD nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.

“Nuk kemi dëgjuar asnjëherë për një plan të tillë. Jemi të habitur nga deklarata e kreut të shtetit”,-u shpreh një burim tejet i afërt me kryetarin Lulzim Basha për Dosja.al.

Mbetet ende e paqartë deklarata e kreut të shtetit, por edhe informacionet të cilat nuk u bënë publike para 30 qershorit.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

(F.g/dosja.al)

  • 14:59

    Dëshmia e Metës në Komision/ Aldo Bumçi: S'kam patur asnjë sinjal për djegien e parlamentit

    Aldo Bumçi

    Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh sot se nxorri dekretin për anulimin e zgjedhjeve, pasi kishte informacione se persona pranë PD do të digjnin godinën e Parlamentit më 8 qershor 2019, ka reaguar  edhe ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi.

    Teksa ishte i ftuar në “Fax News”, Bumçi deklaroi se nuk patur asnjë sinjal për djegien e parlamentit. “Nuk kam patur asnjë sinjal për djegien e parlamentit”,  u shpreh Bumçi.

Shto Koment