Artan Hoxha flet për djegien e Kuvendit: Të rrezikshmit vinin nga Kosova, ishin të organizuar. Meta e përdori për politikë
12 Shtator 2019, 18:21Nga DOSJA
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha kërkoi që Presidenti i Republikës Ilir Meta të bëjë publik informacionin për planin e pretenduar për djegien e Kuvendit më 8 qershor.
I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hoxha tha se Meta ka detyrim ta ndajë me publikun informacionin që ka marrë për djegien e Kuvendit dhe për trazirat që u thanë se do të ndodhnin.
“Që në atë moment më është dukur i çuditshëm dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve duke gjetur këtë justitifkim dhe duke mos e bërë publike. Në atë kohë i kemi kërkuar ta bëjë publike sepse është Presidenti i Republikës. Dhe së dyti, a i ka ndjekur ai hapat? I ka njoftuar agjencitë që janë të ngarkuara me ligj për të parandaluar situata të tilla?
Sepse vërtet presidenti mund të na ketë shpëtuar në 8 qershor, por a na ka shpëtuar nga ata që donin ta bënin 8 qershorin? Ata mund të jenë të gatshëm për ta përsëritur atë situatë. Presidenti i Republikës ka të detyrimin të na shpjegojë na e ka marrë informacionin dhe sa i besueshëm është”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, për më shumë se sa një rrezik real në 8 qershor, Meta e ka përdorur situatën si një justifikim për veprim politik.
Gazetari dha informacion edhe për një grup që vinte nga Kosova gjatë protestave të opozitës dhe të cilët dyshoheshin se mund të përfshiheshin në akte dhune.
“Ka një element tjetër. Policia e Shtetit ka patur informacione për persona të infiltruar nga jashtë territorit të Shqipërisë, të cilët çuditërisht vinin 48 orë përpara protestave, gjendeshin në territorin e Shqipërisë gjatë protestave dhe këta u bënë të rrezikshëm kur protestat po zhvilloheshin natën. Nuk ishin shtetas të Shqipërisë, por me kombësi shqiptare, ishin shtetas të Republikës Kosovës. Ata ishin një kontigjent i rrezikshëm. Bëhet fjalë për 10 deri në 14 persona që vinin nga një zonë që ishte në kufi me Shqipërinë dhe infromacioni ka qenë që ata mund të bëheshin aktiv në një prej këtyre protestave. Për fat të mirë ata nuk u përfshin, por as nuk u ndaluan”, sqaroi gazetari.
Presidenti Ilir Meta të hënën ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoise i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Në lidhje me këtë deklaratë, Dosja.al uinteresuadhe kontaktoi disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të kampit blu. Ata thanë jozyrtarisht se PD nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.
TIRANË– Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Peter Zingraf.Kryemadhi i uroi mirë...
TIRANË- Katër ditë pas deklaratës së Ilir Metës në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit, për informacionet që kishte për djegien e K...
TIRANË– Ish-kandidatit të PS-së për Shkodrën Valdrin Pjetrit mesa duket nuk po i ndahen telashet me ligjin. Dosja.al ka mësuar se një qytetare e identifiku...
TIRANË- Një ditë pasi premtoi se Kryeministrit Edi Rama do i jepte ‘Urdhrin e Skënderbeut’, Presidenti Ilir meta ka reaguar sërish.Në një reagim Në Faceboo...
ÇEKI- Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në Samitin e Pragës. Me anë të një videove Rama ka treguar disa nga momentet e takimit me liderët e tj...
TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar pasi zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic në një deklaratë pë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama edhe pse i ngarkuar me punë të shumta, gjithmonë e gjenë kohën që të replikojë me qyrtetarët në Facebook. Sot ka qenë një pre...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës parlamentare. Sigurisht që nuk kanë munguar edhe momentet epike.Një prej tyre ësht...
TIRANË– Zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic ka reaguar në lidhje me procedurat e nisura për shkarkimin e Presidentit Ili...