Politike

Rama publikon videon nga Praga: Morëm 4 ‘PO’. Ja takimet që zhvilloi

12 Shtator 2019, 16:46 Nga DOSJA
Rama publikon videon nga Praga: Morëm 4 ‘PO’. Ja takimet

ÇEKI- Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në Samitin e Pragës. Me anë të një videove Rama ka treguar disa nga momentet e takimit me liderët e tjerë të Ballkanit dhe Evropës.

Siç shohet nga video Rama është takuar me homologun e tij të Çekisë, si dhe me liderët e tjerë dhe në fokus të biedave të tyre ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE.  Rama më herët ka thënë se ka marrë katër “PO” sot  nga vendet e BE për negociatat.

Polionia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia janë vendet anëtare të BE që kanë dhënë pëlqimin e tyre për vendin tonë.

Shqipëria ndodhet në një moment delikat, pasi në tetor do të merret përgjigja nga vendet anëtare nëse do të kemi një “PO” për çeljen e negociatave. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë zhvilluar disa vizita në vendet e BE për të lobuar që negociatat të hapen. Po ashtu ata janë shprehur shpresë plotë që në 18 tetor do të kemi një dritë jeshile. Gjermania ende është skeptike dhe ka kërkuar më shumë kohë për të treguar qëndrimin e saj përfundimtar për Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociata per shqiperine samiti i prages edi rama hapja e negociata per shqiperine samiti i prages

Sondazh

Poll