Politike

Meta ironizon Ramën: Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit

12 Shtator 2019, 16:50 Nga DOSJA
Meta ironizon Ramën: Unë dua t’i jap “Urdhrin e

TIRANË- Një ditë pasi premtoi se Kryeministrit Edi Rama do i jepte ‘Urdhrin e Skënderbeut’, Presidenti Ilir meta ka reaguar sërish.

Në një reagim Në Facebook, Meta shprehet se nuk e di ç’e ka gjetur me Ramën. Presidenti teksa ka postuar foto ku shihet bashkë me Ramën, shkruan se Kryeministri kërkon vetëm ‘Urdhrin e Tao- Spiropalit’

O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme gjatë konference për mediat, u shpreh se mezi pret që Shqipëria të hapë negociatat me BE-në. Meta gjatë fjalës së tij tha se nëse Shqipëria merr “PO” në 18 tetor do të dekoronte me “Urdhrin e Skënderbeut” Ramën. Meta me tej tha se  nuk do të kishte një dekoratë për Bashën dhe Kryemadhin se ata kanë braktisur institucionet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekorimi i rames edi rama ilir meta meta ironizon ramen dekorimi i rames edi rama ilir meta meta ironizon ramen

Sondazh

Poll