Sulm kibernetik ndaj shkencëtarëve për çështjet bërthamore në SHBA! Inteligjenca amerikane: Është rus
Foto ilustruese LONDËR- Një ekip rus hakerash i njohur si "Cold River" shënjestroi tre laboratorë kërkimore bë...
Gazetarët thanë se dëgjuan të shtëna nga pala ukrainase dhe ruse pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, në një qytet që pothuajse është rrafshuar dhe rrugët e tij të shkreta.
KIEV- Granatimet me artileri vazhduan sot në Bakhmut, epiqendrën e luftimeve në Ukrainën lindore, dhe në pjesë të tjera të vendit, pavarësisht njoftimit të Moskës se donte një armëpushim të njëanshëm 36-orësh, të cilin Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e konsiderojnë "manovër" nga Kremlini.
Gazetarët thanë se dëgjuan të shtëna nga pala ukrainase dhe ruse pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, në një qytet që pothuajse është rrafshuar dhe rrugët e tij të shkreta. Megjithatë, intensiteti i bombardimeve ishte relativisht i kufizuar, krahasuar me ditët e mëparshme.
Dhjetra civilë ishin mbledhur në një ndërtesë ku shpërndahen ndihma humanitare për banorët. Vullnetarët kishin organizuar një festë të vogël Krishtlindjesh dhe po shpërndanin mandarina, mollë dhe biskota. Pavlo Dyachenko, një oficer policie Bakhmut, siguroi se armëpushimi është një "provokim" nga rusët dhe nuk do të ndihmojë banorët e qytetit.
“Ata bombardohen ditë e natë dhe ka të vdekur pothuajse çdo ditë,”- tha ai. Ushtria ruse thotë se i bindet armëpushimit, por akuzon forcat ukrainase se "vazhdojnë të bombardojnë qytetet dhe pozicionet ruse".
Një zyrtar i lartë ukrainas, Kirill Tymoshenko, tha se dy sulme ruse u raportuan në Kramatorsk. Një ndërtesë banimi është goditur, por nuk ka të lënduar. Më herët, para armëpushimit, ai kishte njoftuar se rusët kishin bombarduar Kherson. Në rajonin e Luhanskut, autoritetet lokale raportuan 14 të shtëna me armë zjarri dhe 3 sulme ruse.
Foto ilustruese LONDËR- Një ekip rus hakerash i njohur si "Cold River" shënjestroi tre laboratorë kërkimore bë...
Azem Kurtaj dhe Danush Kurtaj KOSOVË- Dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, ko...
Foto ilustruese Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit n&e...
Alexander Lukashenko Lideri autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko, vizitoi një bazë ushtarake ku janë të stacionuara trupat ruse, b...
OSBE KOSOVË- Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpc&e...
Foto ilustruese Dita e premte shënon përvjetorin e dytë të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit. Më 6 janar të viti 20...
Ushtria KOSOVË- Përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Serbisë, në vendkalimin kufitar në Merdar, kanë ...
Foto ilustruese SHBA- Një hap i madh drejt ngadalësimit të sëmundjes së Alzheimerit u shënua sot me miratimin e hershëm ...
Kamala Harris SHBA- Ajo është gruaja e parë nënkryetare e SHBA-së, si dhe gruaja e parë me origjinë aziatike, që z&...
Nicholas Abbott KOSOVË- Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpc&e...