Bota

Dyshohet për plagosjen e dy serbëve, ushtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës është djalë dëshmori (EMRI)

Azem Kurtaj është djali i dëshmorit Danush Kurtaj. Ai dyshohet se sot, rreth orës 15:20 ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar serb.

6 Janar 2023, 21:17 Nga A.B
Dyshohet për plagosjen e dy serbëve, ushtari i Forcave të
Azem Kurtaj dhe Danush Kurtaj

KOSOVË- Dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast është arrestuar një ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Azem Kurtaj është djali i dëshmorit Danush Kurtaj. Ai dyshohet se sot, rreth orës 15:20 ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar serb.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët e kanë shoqëruar për në Policinë Rajonale të Ferizajt, 33-vjeçarin si të dyshuarin kryesor. Nga vendi i ngjarjes, hetuesit rajonal kanë konfiskuar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Por, kush është ushtari i FSK-së Azem Kurtaj?

Azem Kurtaj, është djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Danush Kurtajt. Danush Kurtaj lindi në fshatin Gabrricë të komunës së Kaçanikut. Në qershor të vitit 1998, ai i bashkohet luftëtarëve të lirisë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Danush Kurtaj ka ndihmuar edhe në furnizimin e UÇK-së me mjete, pajisje të nevojshme dhe me artikuj ushqimorë. Më 9 gusht të vitit 1998, ka qenë në radhët e njësitit të parë çlirimtarë të rrethinës së Kaçanikut.

Danush Kurtaj u plagosur rëndë me 21 maj 1999, për të vdekur një ditë më pas. I biri i dëshmorit Danush Kurtaj, Azem Kurtaj më 25 nëntor, ishte mes ushtarëve të Kosovës që u dekorua nga Ushtria e Shqipërisë.

azem kurtaj plagosen dy serbet ne kosove danush kurtaj

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2023, 20:44 k.m.

Ku është Kamala Harris?

Kamala Harris SHBA- Ajo është gruaja e parë nënkryetare e SHBA-së, si dhe gruaja e parë me origjinë aziatike, që z&...