Bota

Vritet një ushtar gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në Austri

Lajmin e dha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer.

6 Janar 2023, 21:14 Nga k.m.
Vritet një ushtar gjatë shkëmbimit të zjarrit në
Foto ilustruese

Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në një bazë ajrore në qytetin austriak të Viner Neustad. Lajmin e dha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer.

“Në bazën ajrore në Viner Neustad, ushtari që ishte duke bërë roje u vra dhe një tjetër ushtar u plagos gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri para orës 07:00 të ditës së sotme,”- tha Michael Bauer.

Agjencia austriake e lajmeve APA bëri me dije se ushtari ishte duke bërë roje dhe hapi zjarr gjatë një argumenti. E po ashtu, sipas kësaj agjencie, ai më pas u qëllua nga një oficer ushtarak me gradë më të lartë.

michael bauer austri

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2023, 20:44 k.m.

Ku është Kamala Harris?

Kamala Harris SHBA- Ajo është gruaja e parë nënkryetare e SHBA-së, si dhe gruaja e parë me origjinë aziatike, që z&...