Bota

Plagosja në Shtërpcë, Ambasadori britanik: Pres reagimin e shpejtë për arrestimin e të dyshuarit

Ai shprehu shqetësimin për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës.

6 Janar 2023, 20:46 Nga A.B
Plagosja në Shtërpcë, Ambasadori britanik: Pres reagimin e
Nicholas Abbott

KOSOVË- Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë. Ai shprehu shqetësimin për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe tha se mirëpret reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për arrestimin e të dyshuarit.

'Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari. I uroj shërim të shpejtë.'- tha ai. 

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtërpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

nicholas abbott plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll