Bota

Plagosja në Shtërpcë, OSBE: Dënojmë sulmin, personat përgjegjës të sillen para drejtësisë

Ata kanë thënë se duhet të ketë zero tolerancë për akte të tilla dhune.

6 Janar 2023, 21:04 Nga A.B
Plagosja në Shtërpcë, OSBE: Dënojmë sulmin, personat
OSBE

KOSOVË- Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Në reagimin e tyre thuhet se veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në kapjen e autorit të dyshuarit duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë.

Ne dënojmë me termat më të ashpër të shtënat me makinë në afërsi të Shtërpcës më herët gjatë ditës së sotme, në të cilën u plagosën dy persona. Veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në arrestimin e një autori të dyshuar është i mirëseardhur dhe duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë”, thuhet në postimin e OSBE-së në Twitter.

Ata kanë thënë se duhet të ketë zero tolerancë për akte të tilla dhune.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur ditën e sotme në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. I dyshuari, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

osbe plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2023, 20:44 k.m.

Ku është Kamala Harris?

Kamala Harris SHBA- Ajo është gruaja e parë nënkryetare e SHBA-së, si dhe gruaja e parë me origjinë aziatike, që z&...