Bota

2 vite nga sulmi i dhunshëm në Capitol

Një grup ligjvënësish nga të dyja palët u mblodhën sot në shkallët e krahut lindor të ndërtesës së Kapitolit, për të nderuar ata oficerë policie që humbën jetën, ose u plagosën si rezultat i sulmit. Presidenti Joe Biden pritet ta shënojë këtë ditë me një ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë.

6 Janar 2023, 21:03 Nga k.m.
2 vite nga sulmi i dhunshëm në Capitol
Foto ilustruese

Dita e premte shënon përvjetorin e dytë të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit. Më 6 janar të viti 2021 një turmë e zemëruar njërëzish, mbështetës të ish-presidentit Donald Trump, u përpoqën të bllokonin çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Një grup ligjvënësish nga të dyja palët u mblodhën sot në shkallët e krahut lindor të ndërtesës së Kapitolit, për të nderuar ata oficerë policie që humbën jetën, ose u plagosën si rezultat i sulmit. Presidenti Joe Biden pritet ta shënojë këtë ditë me një ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai pritet t’u japë 12 personave medaljen Presidenciale të Qytetarisë, një vlerësim për kontributin e tyre shembullor për demokracinë më 6 janar të vitit 2021.

Me medaljen Presidenciale të Qytetarisë, vlerësohen ata shtetas amerikanë “të cilët kanë kryer vepra shembullore në shërbim të vendit e bashkëqytetarëve të tyre”.

Mes atyre që priten të marrin këtë medalje është dhe një nënë së bashku me vajzën e saj, të cilat morën kërcënime me jetë gjatë kryerjes detyrës së tyre si punonjëse zgjedhore në kontenë Fulton të shtetit të Xhorxhias. Po kështu do të nderohen oficerë policie Kapitolit dhe Uashingtonit si dhe ligjvënës e një ish-nëpunës civil federal.

Presidenti do të nderojë me medalje pas vdekjes Brian Sicknick, një oficer i policisë së Kapitolit, për kontriburin e tij për të mbrojtur zyrtarët e zgjedhur të vendit. Ai vdiq më 7 janar./VOA

capitol hill

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2023, 20:44 k.m.

Ku është Kamala Harris?

Kamala Harris SHBA- Ajo është gruaja e parë nënkryetare e SHBA-së, si dhe gruaja e parë me origjinë aziatike, që z&...