Bota

Kërkesa për 1,000 trupa në Kosovë, KFOR ia dorëzon përgjigjen Serbisë

Nuk është bërë e ditur se cila është përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb.

6 Janar 2023, 21:01 Nga A.B
Kërkesa për 1,000 trupa në Kosovë, KFOR ia dorëzon
Ushtria

KOSOVË- Përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Serbisë, në vendkalimin kufitar në Merdar, kanë marrë përgjigje nga përfaqësues të KFOR-it në kërkesën e tyre për kthimin e një numri të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Policisë serbe në territorin e Kosovës.

Sipas mediave serbe përgjigja nga KFOR-i është marrë në orën 19:00 në vendkalimin kufitar në Merdar.

“Ministria e Mbrojtjes dokumentin e lartpërmendur e ka dorëzuar në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qëllim që ta njoftojë Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se cila është përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb. Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar më 16.12.2022 një letër KFOR-it, në të cilën i ka kërkuar që të bëhet kthimi i një numri të trupave serbe në Kosovë. 

kfor

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2023, 20:44 k.m.

Ku është Kamala Harris?

Kamala Harris SHBA- Ajo është gruaja e parë nënkryetare e SHBA-së, si dhe gruaja e parë me origjinë aziatike, që z&...