Bota

FDA miraton ilaçin e ri premtues për të ngadalësuar sëmundjen e Alzheimerit

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dha miratimin e saj.

6 Janar 2023, 20:54 Nga k.m.
FDA miraton ilaçin e ri premtues për të ngadalësuar
Foto ilustruese

SHBA- Një hap i madh drejt ngadalësimit të sëmundjes së Alzheimerit u shënua sot me miratimin e hershëm nga FDA të një ilaçi të ri nga Eisai dhe Biogen. Është ilaçi më premtues në një klasë të re që mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies njohëse të shkaktuar nga sëmundja.

Demenca është një sëmundje që karakterizohet nga një rënie progresive e funksioneve të larta të trurit në një ose më shumë fusha siç janë: të mësuarit, kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive dhe vëmendja, duke cënuar pavarësinë funksionale të individit.

Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës dhe një nga burimet kryesore të vdekshmërisë në popullatën e moshuar. Në të gjithë botën numërohen 47 milion njerëz të prekur nga demenca. Me rritjen e jetëgjatësisë po shtohet ndjeshëm numri i pacientëve me demencë. Sëmundja e Alzheimerit gjithashtu paraqitet më shpesh te femrat se sa te meshkujt. Afërsisht dy të tretat e njerëzve që kanë sëmundjen e Alzheimerit janë femra.

alzheimer fda eisai biogen

Sondazh

Poll

Bota 6 Janar 2023, 20:44 k.m.

Ku është Kamala Harris?

Kamala Harris SHBA- Ajo është gruaja e parë nënkryetare e SHBA-së, si dhe gruaja e parë me origjinë aziatike, që z&...