Bota

Plagosja në Shtërpcë/ Plagë në krah dhe në dorë, futen në operacion dy serbët, ja si është gjendja e tyre

Njëri prej është plagosur në në krah, ndërsa tjetri në dorë. 

6 Janar 2023, 20:35 Nga A.B
Plagosja në Shtërpcë/ Plagë në krah dhe në
Millosh Stojanoviç

KOSOVË- Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, të cilët mbetën të plagosur ditën e sotme në Shtërpcë, janë futur në operacion.

Pas ndërhyrjes, mjeku i cili e ka kryer këtë proçes, deklaroi për Klan Kosova, se dy serbët janë rrezikut për jetën. Gjithashtu, bëhet e ditur se njëri prej është plagosur në në krah, ndërsa tjetri në dorë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i moshës 33-vjeçare e se atij i është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll