Bota

Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, Osmani: Autori të vihet para drejtësisë

Osmani tha se plagosja e 11 dhe 21-vjeçari është akt i patolerueshëm dhe kërkoi që autori të vihet para drejtësisë.

6 Janar 2023, 20:14 Nga A.B
Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, Osmani: Autori të
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë. Përmes një deklarate për media, Osmani tha se plagosja e 11 dhe 21-vjeçari është akt i patolerueshëm dhe kërkoi që autori të vihet para drejtësisë. Ajo shtoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.

'Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë. Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit.'- tha Osmani.

Cfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

plagosen dy serbet ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll