Bota

PAMJE të reja/ Momenti kur policia fut në helikopter djalin e “El Chapo”-s, Ovidio shfaqet me pranga në duar

Arrestimi i djalit të “El Chapos” u realizua nga forcat e sigurisë meksikane të mërkurën mbrëma.

6 Janar 2023, 20:09 Nga A.B
PAMJE të reja/ Momenti kur policia fut në helikopter djalin e
Ovidio Guzman

MEKSIKË- Mediat në Meksikë kanë publikuar pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit të kartelit “Sinaloa”, 32-vjeçarit Ovidio Guzman, djali i Joaquin “El Chapo” Guzman.

Arrestimi i djalit të “El Chapos” u realizua nga forcat e sigurisë meksikane të mërkurën mbrëma, gjë që shkaktoi një valë të madhe dhune në të gjithë shtetin e Sinaloas, duke përfshirë edhe një aeroport ku shokët e Ovidios goditën me plumba tre avionë, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe stafit.

I veshur me një jelek portokalli me ngjyrë burgu, ai shikon me sy të trembur, ndërsa po merret në pyetje nga oficerët. Në video ai shihet duke u futur në një helikopter.

Ovidio, i quajtur me nofkën “El Ratón” ose “Miu”, aktualisht po mbahet në një burg federal të sigurisë maksimale në Mexico City. 

arrestohet ovidio guzmán lópez

Sondazh

Poll