Bota

Ngjarja në Shtëpcës, babai i të plagosurit: S’di kë të fajësoj, është vështirë

Ai tha se nuk është i informuar në detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka marrë një telefonatë nga klinika në Shtërpcë.

6 Janar 2023, 20:28 Nga A.B
Ngjarja në Shtëpcës, babai i të plagosurit: S’di
Zvonimir Stojanviç

KOSOVË-Zvonimir Stojanviç, babai i një prej të plagosurve në Shtërpcë ka thënë se ndihet keq për ngjarjen që erdhi deri këtu. Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për shëndetin e të plagosurve.

Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviç.

Më tej, ai tha se nuk është i informuar në detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka marrë një telefonatë nga klinika në Shtërpcë.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

zvonimir stojanviç plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll